Pjesëtarët e një familje janë vënë në qendër të kritikave pasi vendosën që ta vinin zgarën dhe të shijonin një drekë jashtë në varreza, mbi një varr.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike

The Sun,

banorët e zonës në Otley të Leeds, Britani, të cilët po kalonin aty pranë u tronditën nga kjo skenë.

Një prej tyre, në një postim në Facebook shkruajti

: “Një pasdite e mrekullueshme e kaluar në festivalin e Otley, por që u mbyll me një ngjarje të pazakontë, kur po kaloja në Parish Church. Imagjinoni çfarë surprize të shohësh 3 të rritur dhe rreth 7 fëmijë që shijojnë barbecue dhe gatimi po bëhej mbi një gurë varri”,

shkruajti Peter Howard.

Postimit të tij iu përgjigjën me dhjetëra banorë të tjerë, të cilët shprehën indinjatën e tyre të thellë për këtë veprim. Të shumtë ishin ata që quajtën shokuese dhe mungesë të theksuar respekti për të vdekurin.

/tvklan.al