Dy adoleshentë afrikanë, teksa po përpiqeshin të shkonin në Britaninë e Madhe nga Franca duke u fshehur në bagazhin e sipërm të një automjeti, e gjejnë veten në një tjetër qytet tashmë shumë larg portit. Por pasi ata udhëtuan rreth 100 kilometra në drejtim të gabuar, pronari i automjetit, i cili kishte ndaluar për të pushuar, vëren se diçka nuk shkon me bagazhin tij.

Familja franceze kishte udhëtuar gjatë natës, për të mbërritur në destinacion, nga qyteti i Nantes drejt ujërave të Oqeanit Atlantik, ku do të kalonin disa ditë pushime.

Siç duket pushimet e tyre nuk shkuan sipas planeve, pasi në momentin kur ata kishin ndaluar në pikë karburanti për të pushuar pas rrugës së gjatë, një prej fëmijëve bërtet se diçka po del nga bagazhi që ishte mbi makinë.

Aty shfaqen 2 emigrantët afrikanë, të cilët ishin fshehur nën të dhe në momentin që dolën rrëzuan përtokë një laptop duke e thyer të gjithin. Moment ky që revoltoi shumë kryefamiljarin, i cili i pyet se çfarë bënin aty duke mos kursyer as ofendimet ndaj adoleshentëve.

Më pas kryefamiljari kontrolloi bagazhet ku ishin fshehur dy adoleshentët dhe konstatoi se sendet e tyre ishin zhdukur pasi ato mund të ishin hedhur për të liruar hapësirën.

Klan Plus