Programi “Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë të një 35-vjeçareje. Ajo nuk ka dashur të identifikohet dhe prandaj në studio thërritet me emrin Ema. 

Ajo është nënë e 4 fëmijëve dhe në studio rrëfeu se kur ishte vetëm 17 vjeç, u dashurua me një djalë, por familja nuk e pranoi lidhjen e tyre, pasi ai kishte probleme me ligjin.

Pavarësisht kundërshtimit nga ana e familjarëve, Ema largohet së bashku me të dashurin për në Greqi. Marrëdhënia me familjes e saj që nga ai moment nuk ka qenë aspak e mirë dhe ata nuk i janë gjendur pranë as kur ajo solli në jetë fëmijët e saj.

Mirela Milori: Je 35 vjeç?

Ema: Po!

Mirela Milori: Ke 4 fëmijë?

Ema: Po!

Mirela Milori: Duhet të jesh bërë nënë e re?

Ema: Jam bërë nënë e re, kam qenë 20 vjeç kur kam bërë fëmijën e parë.

Mirela Milori: Vjen nga një familje me motra, vëllezër?

Ema: Po, vij nga një familje e madhe me 6 motra dhe 4 vëllezër. Në moshën 17-vjeçare, banoja këtu në Tiranë dhe vendosa të largohesha nga shtëpia dhe të bashkëjetoja me një çun. U dashurova me të dhe u larguam për në Greqi, pa dëshirën e prindërve të mi.

Mirela Milori: Ata nuk ishin dakord?

Ema: Jo!

Mirela Milori: Po pse?

Ema: Se ai vinte nga një familje me probleme dhe kërkohej.

Mirela Milori: Kishte problematikë me ligjin?

Ema: Po!

Mirela Milori: Ti e dije këtë?

Ema: Po!

Mirela Milori: Po si t’u mbush mendja?

Ema: Mosha bën të sajën dhe nuk shikon përpara.

Mirela Milori: Ike nga shtëpia dhe shkuat në Greqi. Sa kohë qëndruat aty?

Ema: Aty ndenjëm 3 vjet, kur isha shtatzënë vendosëm që unë tek kthehesha tek familja e bashkëjetuesit, këtu në Shqipëri. Kur kam lindur çunin, mbas 6 muajsh ju kërkova ndihmë prindërve të mi, që të më falnin dhe të bashkohesha. Më ka ndihmuar njëri nga vëllezërit.

Mirela Milori: Familja nuk të fliste gjatë gjithë kësaj kohe, as kur u bëre nënë?

Ema: Jo!

Mirela Milori: Nuk i kishe afër njerëzit e shtëpisë?

Ema: Jo, ma kishin bërë të ditur që në fillim, që ti po more atë, ne nuk do jemi krah teje.

Mirela Milori: Të mungonin?

Ema: Shumë!