Familja e ish-presidentit amerikan Barack Obama i ka dhënë lamtumirën mikut të saj më besnik, qenit Bo, i cili ngordhi të shtunën.

Bo, shkroi Michelle Obama në një postim në mediat sociale, kishte qenë një “prani e vazhdueshme, ngushëlluese” që nga ardhja e tij në Shtëpinë e Bardhë në 2009.

Qeni i zi dhe i bardhë portugez i ujit ishte një dhuratë për vajzat e tyre në kohën që ata u vendosën në shtëpinë e tyre të re.

“Ne nuk kishim një ide se sa shumë do të thoshte ai për të gjithë ne,” shkroi zonja Obama.

Ai ishte pikërisht ajo që na duhej dhe më shumë nga sa prisnim ndonjëherë”, shkroi Barack Obama në postimin e tij, duke vërejtur se si Bo ishte i lumtur t’i shihte në ditët e tyre më të mira por edhe ato më të këqijat.

“Ai mësoi si të sillej dhe në Shtëpinë e Bardhë, lehu me të madhe, por nuk kafshoi, e donte shumë kërcimin në pishinë në verë, ishte i dashur me fëmijët dhe kishte një gëzof fantastik. Ishte pikërisht ajo që na duhej dhe ishte më shumë sesa prisnim, do të na mungojë”, përfundon Obama.

Gjatë mandatit të tij si “Qeni i Parë”, Bo u bë aq popullor sa që zonjës Obama i dërgohej një memo në fillim të çdo muaji në mënyrë që ajo të mund të aprovonte paraqitjet zyrtare. Ai u bashkua me qenin tjetër portugez të ujit Sunny në 2013.

Klan News