Librazhd, 7 anëtarët pa një strehë dhe të harruar nga të gjithë

Familja Doda nga fshati Lunik strehohet në këtë tunel në Librazhd.

Dy prindërit dhe pesë fëmijët e tyre kanë mbetur në qiell të hapur pasi ambjenti ku jetonin është në proces ndërtimi.

“Javë kemi që qëndrojmë, çfarë të bëjmë”, thotë kryefamiljari.

Qëndrimi në këtë mjedis është më i vështirë për fëmijët, sidmos gjatë natës kur temperaturat ulen.

“Mbulohemi me xhup, me batanije”, thotë njëri nga fëmijët.

Kryefamiljari thotë se u është premtuar disa herë që do ju ndërtojnë shtëpi, por kanë kaluar vite dhe diçka e tillë nuk është realizuar.

“Bëhet fjalë me vite këto llojë gënjeshtrash, nuk bëhet fjalë sot për nesër. S’kam ku të rrobat, jemi 7 veta”, shprehet ai.

Megjithatë sërish kërkojnë ndihmë.

“Fëmijët i kam në shkollë, të radhura nuk kam. I kërkoj shtetit shtëpi”, thotë gruaja.

E ardhura e vetme që ka familja Doda me 7 anëtarë është një pension prej 13 mijë lekësh.

Klan News