Ka nisur këtë mbrëmje “Në Kurthin e Piter Pan 3”, në Televizionin Klan.

Bashkë më Alketa Vejsiun, në këtë udhëtim të bukur do të jetë si bashkëprezantues edhe Deoni, djali “uragan” që spikati në edicionin e dytë.

Alketa i mori pak minuta Sanremos, unë po i marr pak minuta asaj…”, ishte kjo hapja që i bëri Deoni spektaklit “Në kurthin e Piter Pan”.

Alketa në bashkëbisedim me Deonin tregoi se ka dy shtëpi, shtëpia e parë është familja e saj, bashkëshorti dhe fëmijët dhe shtëpia e dytë është Tv Klan.

“Ti më doje mua si ish-prezantuese? Se ti mendoje se unë s’punoj më këtu në Shqipëri? Por unë tani do të të shpjegoj që unë kam dy shtëpi. Dy shtëpitë e mia të vërteta janë shtëpia që e ke dhe ti, ku ushqehesh, fle gjumë, rritesh me dashuri… ajo shtëpia është vetëm këtu në Shqipëri, në Tiranën time të dashur. Në një shtëpi kam familjen time të shtrenjtë që e dua shumë, kam dhe një familje tjetër që është familja e Tv Klan dhe e gjithë shqiptarëve që është një familje shumë e madhe. Këto janë familjet e mia më të rëndësishme, shtëpitë më të bukura që kam unë në botë dhe unë mund të iki në Itali, mund të vij përsëri në Shqipëri, por gjithmonë do kthehem shumë e lumtur këtu ku është “home sweet home”, shtëpia ime, Tv Klan dhe Shqipëria dhe Tirana e bukur”, u shpreh Alekta Vejsiu. /tvklan.al