Në fshatin Oblikë të Shkodrës janë hapur dyert e mortit për 32-vjeçari Admir Bokrina, njërin prej dy të rinjve shqiptarë që humbën jetën në aksidentin tragjik në Xhenova të Italisë.

Në familjen e tij ndodhen vetëm të afërm pasi nëna dhe babai që ishin për pushime u kthyen menjëherë në Itali pas lajmit të dhimbshëm.

Xhaxhai Fatmiri dhe kushëriri Shkëlzen tregojnë se si e mësuan  lajmin.

Fatmir Bokrina, xhaxhai i Admirit:

E kemi marrë vesh rreth orës 1 të darkës. Tragjedia dihej se ka ndodh, por mbaheshim me shpresa se ishalla nuk ka ndodhur aty. Duke i rënë telefonit nuk mu përgjigj dhe morëm vesh se ka ndodhur duke shkuar në punë”.

Shkëlzen Lani, kushëriri i Admirit:

Dyshimet e para kanë qenë direkt nga mesdita kur është ndarë me të shoqen, ajo është një urë që ishte folur me kohë që do të bëhej rikonstruktimi dhe dyshimet na kanë ardhur, por gjithmonë mbanim shpresën se mund të jetë diçka ndryshe, por për fat të keq”.

Admir Bokrina kishte 20 vite që jetonte në Itali pasi i ati kishte emigruar atje e më pas tërhoqi gjithë familjen në Xhenova. I riu që punonte në një fabrikë, para pak ditësh kishte festuar edhe tre vjetorin e martesës.

Tv Klan