“Janë krijuar nga burime të ligjshme”

Familjarët e Ervis Martinajt, i janë drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë, lidhur me 34 pasuritë e vëna në sekuestro nga Prokuroria e Posaçme në Shkurt të këtij viti.

Përmes kësaj lëvizje, ata kërkojnë heqjen e sekuestros me pretendimin se pasuritë janë krijuar me burime të ligjshme ndonëse gjykata argumenton se ato janë vendosur nga veprimtari e jashtëligjshme.

Kërkesa për lirmin e pasurive të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij do të shqyrtohe nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni.

Procesi për pasuritë e tij zhvillohet në një kohë kur fati i të shumëkërkuarit është enigmë, pasi prej Gushtit të vitit 2022 ai është denoncuar si zhdukur nga familjarët e tij.

Tv Klan