“Nuk ka pasur një fejesë të mohuar, kryefamiljari nuk ishte i dhunshëm dhe xheloz. Kërkonte llogari ndaj djemve”

Vëllezërit dhe motra e Pëllumb Metës akuzojnë kunatën e tyre se ka shtyrë fëmijët në vrasjen e babait.

Në një rrëfim për emisionin “Uniko” të Spartak Kokës, ata kanë deklaruar se vrasja është e mirëmenduar nga Blerina Meta për një kohë të gjatë.

Mohojnë të ketë pasur një fejesë me zor ndërsa thonë se ai si prind ka qenë kërkues ndaj fëmijëve të tij.


“Ajo kërcënimin e kishte nga imagjinatat e kokës së saj, ajo nuk është normale në kokën e saj. Kjo i kalon çdo lloj, jashtë normave çnjerëzore, horror, quaje si të duash ti. Unë besoj edhe në masakrat e serbit që ka bërë, nuk është bërë një gjë e tillë. Të kesh një mësuese kriminele 26 vite, të ushqesh fëmijët me urrejtje dhe del e kërkon psikolog për fëmijët e saj, ajo në radhë të parë duhet të kërkojë psikolog urgjentisht për veten e vet. Motivi është, ajo monstër e ka sjellë motivin nga familja e vet. Të tilla masakra ka bërë edhe nëna e vet në familje. Nëna e vet ka vrarë vjehrrën”, tha e motra e Pëllumb Metës.

“Si të bësh dhunë në familje ti. Të vrasësh familjarin, të gjithë familjarisht kjo do një kohë që të kompleksesh me këtë ide, ajo ka punuar për këtë ditë”, tha i vëllai i Pëllumb Metës.  

Klan News