Familja e themeluesit të Samsung Electronics, Lee Kun-hee i cili nuk jetën më, kanë deklaruar se do të dhurojnë koleksionin privat të artit të kuratorëve shtetërorë. Ky donacion do të bëhet për të shlyer mbi 10.8 miliardë dollarë taksa të faturuara për shkak të pasurisë.

Lee, i cili e bëri kompaninën Samsung prodhuesin më të madh në botë të smartphone-ve, vdiq më 25 Tetor, duke lënë një pasuri me rreth 26 trilionë fitime.

Reuters raporton se shuma e faturuar si taksë e trashëgimisë së familjes Lee është një nga më të mëdhatë në Korenë e Jugut dhe në mbarë botën. Madje kjo taksë mund të çojë në ‘hollimin’ e aksioneve kontrolluese të familjes së Lee në kompaninë Samsung.

Koleksionin e artit me një vlerë prej 1,76 miliard dollarësh, familja do ta bëjë donacion për të dëmshpërblyer dënimet e Lee për evazion fiskal.

Madje disa nga ish-ministrat e kulturës dhe grupet e artit kishin kërkuar më parë që të miratohej një ligj i ri për të lejuar familjen që të dhuronte artin në vend të pagesës së faturave të taksave.

Pjesa më e madhe e koleksionit artistik të Lee, duke përfshirë kryeveprat nga Picasso, Monet dhe Chagall, do t’u dhurohen organizatave përfshirë Muzeun Kombëtar të Koresë dhe Muzeun Kombëtar të Artit Modern dhe Bashkëkohor./tvklan.al