Emisioni Stop trajtoi këtë të enjte rastin e pabesueshëm të dy grave me emrin Engjëllushe të cilat kanë qenë të martuara me një burrë Astrit Hamzajt. Engjëllushja e parë, ka kërkuar padrejtësisht ndarjen e shtëpisë, edhe pse kjo është ndërtuar nga gruaja e dytë e Astritit.  

Përmbaruesi Erion Bejko ka ekzekutuar një vendim të pakuptimtë të vitit 1996 dhe mëson familjen Hamzaj që të hapë derë, aty ku është dritarja.

Përmbaruesi Erion Bejko: Sipërfaqja është kjo, filluar, dorëzuar, tani ka një kuzhinë…

Engjëllushe 1: Këta nuk e zgjidhën dot, se unë ja u kisha lëshuar me ullinj, me tokë, me sipërfaqe i kam të tëra këtu…

Përmbaruesi Erion Bejko: Brenda sipërfaqes, që do të dorëzoj ty tani, ka një sallon, ka një kuzhinë me sipërfaqe…,do ta mat unë tani, pllakat të përfunduara. Dy dhoma, një dhomë korridor, kjo është ndarja sipas vendimit të gjykatës dhe t’ia bllokoj daljen këtij, nuk ia bllokoj dot. Unë s’mund ta lej të mos hyjë në banesë, sepse mbaj përgjegjësi penale dhe morale …Ku do hyjë kjo tani të rrijë jashtë! Tani dhomën, korridorin, ta kam lënë ty…

Vajza e Ëngjëllushe 2: Engjëllushe, kur ke ikur, ke lënë vetëm mure. Të lutem mos diskutojmë, bëjmë ndarjen, siç është përmbarimi! Ke 25 vite, që je larguar…

Ëngjëllushe 1: Le të kem edhe 300 vjet… Shiko ti këtu, kjo pjesa të zgjidhet, të mbyllen dyert…!

Përmbaruesi Erion Bejko: Ka një  hapësirë rreth 2 metra katrorë, për të komunikuar për të jetuar…

Engjëllushe 1: Mbyll dyert, se unë dyert nuk dua në sallonin tim!

Përmbaruesi Erion Bejko: Veranda është e përbashkët për të dyja palët…

Vajza e Engjëllushe 2: Nuk është e përbashkët.

Engjëllushe 2: O ti Erion, e ke skicën?

Vajza e Engjëllushe 2: Këta janë me urdhër-mbrojtje të dy. Si qenka veranda e përbashkët?! Mund të bëj një pyetje unë ty si përmbarues…?

Përmbaruesi Erion Bejko: Atë nuk e di unë. Ka një vendim të formës së prerë. Dëgjo, banjoja është bërë tani…?

Djali i Ëngjëllushe 1: Ti tani, o zotëri, më fal njëçikë ..! Ti i ke në vendim. Ç’është kjo, i ka bërë kjo, i kam bërë, unë i ka bërë kjo?!..E ke vendimin! Kaq! Zbato ato, ëri të tjerat ti..!

Familja Hamzaj pas ekzekutimit të vendimit të vitit 1996 nga përmbaruesi Erion Bejko është katandisur deri në atë pikë që pjesëtarët e saj hyjnë nga dritaret për në shtëpi. Për më tepër nuk kanë banjë ku të lahen, në një pronë të vënë me mund e me djersë.

Astrit Hamzaj: Mëngjesi!

Përmbaruesi Erion Bejko: Mëngjesi vëlla!

Astrit Hamzaj: Si jeni?

Përmbaruesi Erion Bejko: Si kaluat?

Astrit Hamzaj: Si ia kaloni?

Përmbaruesi Erion Bejko: Mirë!

Astrit Hamzaj: Që na fute ti…

Përmbaruesi Erion Bejko: S’ju futa unë, e kishte bërë gjykata.

Engjëllushe 2: Tani ,sa kohë do na lesh përjashta akoma?

Përmbaruesi Erion Bejko: Sa bëra zbatimin unë, është me kohë.

Engjëllushe 2: Po mirë po, kalin e çmove?

Përmbaruesi Erion Bejko: Kë kalë?

Engjëllushe 2: Dhentë atje, kalë e gomar!

Përmbaruesi Erion Bejko: Jo, kërkoi hyrjen ajo, s’kërkoi kalin e gomarin.

Engjëllushe 2: Po pse ato i kërkoje me vendime ti dhe kalin dhe gomarin s’e kërkon?

Përmbaruesi Erion Bejko: Jo, i kërkoi Engjëllushja.

Engjëllushe 2: Engjëllushja, po ti ç’bëre?

Përmbaruesi Erion Bejko: Unë bëra zbatimin e vendimit.

Engjëllushe 2: Zyra e përmbarimit i kërkon të tëra?

Përmbaruesi Erion Bejko: Jo, varet, ky mund të thotë dua ktë, s’dua ktë, dua atë, s’dua atë…

Engjëllushe 2: Thotë ajo? Pse ç’është ajo?

Përmbaruesi Erion Bejko: Ajo, se thotë ligji, jo ajo.

Engjëllushe 2: Thotë ligji, po është dhe atje kali, gomari, dhentë.

Përmbaruesi Erion Bejko: Jepja, jepja!

Engjëllushe 2: Ti si përmbarim, ti si zyrtari i përmbarimit, pse s’i bëre këto?

Përmbaruesi Erion Bejko: Do të bëj dhe ato?

Engjëllushe 2: E ti bëje, bëje!

Përmbaruesi Erion Bejko: Po dakord, varet nga ajo, s’varet nga tyja.

Engjëllushe 2: Nga cila?

Përmbaruesi Erion Bejko: Nga Ëngjëllushja.

Engjëllushe 2: Urdhër zbatimin e bën Ëngjëllushja. Po unë c’jam, Ëngjëllushja tjetër?

Përmbaruesi Erion Bejko: Ti jee, s’je fare aty.

Engjëllushe 2: S’jam fare?

Përmbaruesi Erion Bejko-Është Astrit Hamzai, është ai.

Astrit Hamzai: Unë kam 25-26 vjet.

Engjëllushe 2: Po!

Përmbaruesi Erion Bejko: Unë ç’faj kam tani këtu?

Engjëllushe 2: Po ti, pse e fute atë pa..pa…

Përmbaruesi Erion Bejko: Pa ca?

Engjëllushe 2: Pa mbuluar, pa ashtu, është e pa mbuluar shtëpia.

Përmbaruesi Erion Bejko: Ato t’i thoshe në gjykatë tani, moj motër!

Engjëllushe 2: T’i them gjykatës!

Përmbaruesi Erion Bejko: Dy dhomat e gocave i kam të pambuluara.

Astrit Hamzai: Po të pambuluara.

Përmbaruesi Erion Bejko: Tani janë mbuluar dhe këto t’i kërkoje në gjykatë, mos më co zërin moj motër!

Engjëllushe 2: Pse trembesh?

Përmbaruesi Erion Bejko: Jo trembem, po s’kam të drejtë.

Engjëllushe 2: S’i s’kam të drejtë, ku do vete unë, mo vlla?

Përmbaruesi Erion Bejko: Ku të duash, dy dhoma i ke aty!

Engjëllushe 2: Po pse të rri në rrugë unë?

Përmbaruesi Erion Bejko: Po në depo mi, po s’ka…

Engjëllushe 2: Ça në depo, do vesh ti, që more vendimin!

Përmbaruesi Erion Bejko: Ç’faj kam unë? Vendimin e ka marrë  gjykata, jo unë.

Engjëllushe 2: Cila? Ku e ke vendimin?

Përmbaruesi Erion Bejko: Ka mundësi tani, o Astrit..

Astrit Hamzai: Ligji ‘96 more…

Përmbaruesi Erion Bejko: Do të, do të dëgjo, mos është i ‘45 mo vëlla?!

Engjëllushe 2: E di ç’ke ti, ti mua do të m’i paguash dhe ato, që ka prishur, dyert, dritaret, grilat..

Përmbaruesi Erion Bejko: Do t’i paguaj unë?

Engjëllushe 2: Ti, ti se…

Përmbaruesi Erion Bejko: Dakord, bashkë tani, ik o vëlla Astrit në rregull,

Engjëllushe 2: Pse, u lodhe?

Përmbaruesi Erion Bejko: Se kam punë tani.

Astrit Hamzaj: Po ku do rrijë, ku do lahet, se është grua, more burrë i dheut?

Përmbaruesi Erion Bejko: Unë ça të të bëj tani moj Ëngjëllushe, se po të flas më tepër seç duhet ty, se unë e kam me ktë…

Astrit Hamzaj: E ke hapur korridorin ti?

Përmbaruesi Erion Bejko: Po!

Astrit Hamzaj: Pse e mbyllën atë?

Përmbaruesi Erion Bejko: Të hapësh kaq gjë këtu, s’është ndonjë gjë e madhe.

Engjëllushe 2: Po pra, po matanë, me dhomën matanë?

Përmbaruesi Erion Bejko: Po lidhet me dhomën tjetër ajo.

Engjëllushe 2: Nga të lidhet mo?

Përmbaruesi Erion Bejko: Po hap prapë një derë këtu dhe lidhesh me…s’jam inxhinier, o Astrit vëllai, ik fol me avokatin, me Kiçon, vazhdoni veprimet, bëni ça të doni! Unë e  kam zbatuar, po qe se bie në kundërshtim me ligjin, ka prokurori, ka polici, i ka të gjitha. Në qoftë se unë kam bërë shkelje të ligjit, do marr përgjegjësi penale unë./tvklan.al