Familjet shqiptare, përgatitjet e fundit për natën e Vitit të Ri – (31 dhjetor 2000)


Familjet shqiptare, përgatitjet e fundit për natën e Vitit të Ri – (31 dhjetor 2000)

17:28 31/12/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Në ditët e fundit të ndërrimit të viteve, në familjet tiranase çdo gjë është gati. Ëmbëlsira tradicionale si kadaifi apo bakllavaja, gjeli i detit apo frutat, tashmë janë futur në shtëpitë e çdo familje dhe presin orët e mbrëmjes, për t’u shtruar në tryezat e mbushura si asnjë ditë tjetër. Edhe fëmijët sot po i gëzohen më shumë pemës së Vitit të Ri, duke i bërë zbukurimet e fundit. Pra mbetet që njerëzit të presin në orët e mbrëmjes, për t’u ulur dhe për të kaluar së bashku këtë natë të magjishme./tvklan.al










Të ngjashme