Shtatë familje të komunitetit rom në zonën e bregut të lumit në Tiranë, janë ankuar pranë emisioni “Stop” në Tv Klan se nuk kanë marrë ndihmat e premtuara nga Njësia Bashkiake Nr.8 që pas tërmetit të 21 Shtatorit.

Pako me ushqime dhe batanije u tha se do t’u ofrohen, por nuk i kanë marrë. Artan Kruja, përfaqësues i këtij komuniteti, tregon se ata janë ndihmuar vetëm nga qendra komunitare “Gonxhe Bojaxhi”.

Artan Kruja: Jam banor i Njësisë Nr.8, kemi gati 2 vjet që kërkojmë nga administrata çadra, llamarina, batanije, ushqime. Nuk na është ofruar asnjë paketë ushqimore. Kur ta tërmeti atëherë, një ditë më mbrapa ra shiu që u bë ciklon i madh, u ngrit gjithë stafi i qendrës komunitare “Gonxhe Bojaxhi”, ca sollën ushqime, ca sollën batanije. Tek Bashkia na kanë kërkuar ca emra, ç’a dëmesh ka krijuar shiu dhe tërmeti. Morën emrat, kanë ardhur këtu edhe s’na është ofruar akoma. Është premtuar shumë gjëra dhe s’kanë sjellë asgjë. Nga Njësia Bashkiake Nr.8 s’kemi marrë asnjë pako ushqimore, përveç meje që m’i kanë dhënë para 3 ditësh. 6-7 familje të tjera që kanë emrin për çadra, batanije, veshmbathje dhe paketa ushqimore s’është ofruar asnjë gjë. Do vijë dimri prapë, po flenë kalamajtë pa batanije në tokë, janë kalbur batanijet. Kemi kalamajtë në shkollë. Kalamajtë i çojmë me të gjithë mundësitë që kemi. 2020 akoma tek supa e kemi mendjen. Shyqyr që është hapur një mensë sociale aty, na çojnë te mensa sociale. Deri kur do vazhdojmë te mensa sociale? Na thërrasin për punë, nuk ka punë, i kërkojmë përkrahje sociale nuk e përfiton këtë muaj do e përfitosh muajin tjetër. 6 % i kanë heq, tek kazanet nuk i lënë të punojnë, s’i lë Njësia Bashkiake. Ose na fusni në punë ose hajde vendosni dorë ku i keni çuar të tjerët të na çojnë dhe neve”.

Në Njësinë Nr. 8 thonë se ndihmat janë shpërndarë për këto familje, së bashku me qendrën komunitare “Gonxhe Bojaxhi”.

Gazetarja: Janë dhënë, janë shpërndarë tek të gjitha familjet?

Përgjegjësja e shërbimit social: Tek listat, që unë kam bërë, patjetër që janë shpërndarë, aty ku janë familjet në nevojë. Dhe për komunitetin poshtë, që po më thoni, patjetër që janë shpërndarë.

Gazetarja: Të gjitha familjet?

Përgjegjësja: Nuk e di tashi, cfarë emrash ke, se varet kë përfshin tek të gjitha. Po familjet që janë në nevojë, ne jemi njësia 8, është dhe qëndra “Gonxhe Bojaxhi”. Në bashkëpunim me qëndrën, o janë dhënë këtu, o janë dhënë atje.

Denoncuesi: Fatmira Xhafa, Manjola Xhafa, Pamela Kruja, Ëngjëllushe Kruja, Petrit Hamiti dhe shumë emra.

Përgjegjësja: Të gjithë emrat kanë marrë pako, o tek unë, o tek “Gonxhe Bojaxhi” dhe kjo është e vërtetuar.

Gazetarja: Si është e vërtetuar?

Përgjegjësja: E para, unë kam kontaktuar me Bashkinë Tiranë, për këtë rast flas.Pakot dhe batanijet janë marrë nga Bashkia Tiranë dhe drejtoresha bën një akordim që të ketë, le të themi, shpërndarje të barabartë, se ka shumë familje. Që të ketë një shpërndarje të barabartë do merren o tek njësia, o tek “Gonxhe Bojaxhi”.

Gazetarja: Po mirë, si e vërtetoj, që kanë marrë, sepse ata thonë, që nuk kanë marrë?

Përgjegjësja: Tashi po të hysh në facebookun e qëndrës sociale, i ke të gjitha fotot, se kush ka marrë batanije dhe pako, e para. E dyta, kam një kontakt zyrtar me drejtoreshën, që më ka thënë 1, 2, 3, 4, 5 veta kanë marrë tek unë dhe pjesën tjetër e kam shpërndarë unë, që kam dhe listën përkatëse.

Ndërsa në qendrën “Gonxhe Bojaxhi” pohojnë se ndihmat janë shpërndarë nga solidarizimi i vetë stafit, por nuk kanë asnjë lidhje me Bashkinë.

Gazetarja: Mua nga njësia administrative mu tha, që këtyre 8 familjeve, që ti më përmende, emrat janë këtu dhe u janë shpërndarë.

Punonjëse: Përsa i përket këtyre pakove, që thotë Tani, vetëm familja e Tanit ka marrë nga komuniteti, asnjë tjetër dhe thonë, që është lista në pritje, kur të na i sjellin, do t’jua japim.

Gazetarja: Kush ju thotë kështu?

Punonjëse: Njësia.

Gazetarja: Po mua nga njësia administrative mu tha, që iu janë shpërndarë të gjithëve. Ajo kishte emrin e Tanit atje, ndërsa emrat e tjerë tha janë tek qëndra sociale, i ka drejtoresha emrat e tjerë, që janë shpërndarë.

Përgjegjësja: Ne kemi shpërndarë ato, që kanë qënë të stafit d.m.th, nuk na ka sjellë dikush tjetër nga jashtë. Ato, që kemi gjet me mundësitë tona i kemi shpërndarë dhe jemi munduar ta ndihmojmë komunitetin.

Punonjëse: Për Bajram, familjeve ku jeton Tani, që janë diku tek 15-16 familje ua kam siguruar unë nëpërmjet miqve të mi, pakot ushqimore dhe nuk kanë marrë asnjë lloj gjëje.

Punonjëse: I kemi siguruar personalisht dhe në asnjë lidhje me Bashkinë, as me njësinë dhe asnjë tjetër.

Gazetarja: Juve ju kanë ardh pako?

Denoncuesi: Nga Bashkia? Nga njësia bashkiake?

Përgjegjësja: Jo, jo! Nga njësia bashkiake, nga bashkia jo!

Pas ballafaqimit të dy pohimeve, gazetarja e “Stop” shkon sërish në Njësinë Bashkiake Nr.8. Punonjësja nuk di të japë shpjegime për këtë kaos, por mjaftohet duke thënë se duhet kërkesë me shkrim që gazetarja të marrë informacion më të detajuar.

Gazetarja: Unë shkova atje dhe më thanë, që janë marrë vetëm pakot nga qëndra.

Përgjegjësja: Të lutem! Kam bërë email…

Gazetarja: Edhe fotot, që më thatë t’i shifja në facebook, ishin vetëm fotot e shpërndara me lekët, që kanë mbledh vetë personat.

Përgjegjësja: I njëjti mall i blerë? E njëjta gjë e blerë, domethënë e njëjta gjë e blerë, që ndahet nga Bashkia, qënka e blerë më vete. Ok! Tani unë mbaj përgjegjësi për atë, që kam kontaktuar me email.

Gazetarja: Tani më the, që shko atje ballafaqoje, unë shkova dhe mu mohua kjo gjë. Cfarë do të thotë?

Përgjegjësja: Të lutem bëj një kërkesë dhe unë të të jap gjithë informacionin!

Gazetarja: Gjithë informacioni, që më dhe mu vu në kundërshtim. Nga ju janë shpërdarë pako për familjet?

Përgjegjësja: Për disa nga familjet.

Gazetarja: Pse jo për të gjitha?

Përgjegjësja: Sepse pjesa tjetër më kanë ardhur me email nga drejtoresha e qëndrës “Gonxhe Bojaxhi”, që e kanë marrë këtë shërbim po të them.

Denoncuesi: S’është e vërtetë!

Gazetarja: Nga Bashkia, jo. Që e kanë marrë duke mbledh lekët?

Përgjegjësja: Jo, jo po flas për nga Bashkia.

Gazetarja: Për nga Bashkia, nuk e kanë marrë.

Përgjegjësja: Se ca bëjnë në mënyrë personale…

Përgjegjësja: Të lutem një kërkesë zyrtare dhe unë do të jap gjithë informacionin e nevojshëm.

/tvklan.al