Fansat e këngëtares së popit Rihanna kanë shpenzuar vite të tëra duke pritur albumin e saj më të ri. Por, këngëtarja e bëri të qartë në rrjetin social Instagram se nuk dëshiron të flasë për këtë pjesë në këtë kohë të koronavirusit.

“Dikush nga ju më pyeti për albumin edhe një herë kur unë po provoj ta shpëtoj botën, ndryshe nga ajo që po bën Trump”, është shprehur live në Instagram 31-vjeçarja.

Reagimi i saj i drejtpërdrejtë vjen pas lajmeve se Rihanna po bashkohet me shefin ekzekutiv të Tëitterit, Jack Dorsey, për të dhuruar 4.2 milionë dollarë për të ndihmuar viktimat e dhunës në familje në Los Angeles.

Rihanna nuk ka nxjerrë asnjë album tjetër që nga viti 2016. Në Dhjetorin e vitit të kaluar, ajo postoi një video në Instagram me titull: Unë duke dëgjuar ‘R9’ dhe duke refuzuar ta nxjerr atë./tvklan.al