Një foto e Kim Kardashian ka bërë xhiron e rrjeteve sociale duke marrë shumë komente dhe reagime.

Kanë qenë disa nga ndjekësit e saj të cilët kanë kapur një detaj në këmbën e e majtë, duke pyetur me habi nëse ajo ka gjashtë gishta.

Ka qenë kjo foto e cila ka shkaktuar tallje në internet, por kjo nuk është hera e parë që nëna e katër fëmijëve sulmohet për pamjen e saj.

Megjithatë sipas njerëzve të afërt me të, thuhet se ky nuk është efekt i fotoshopit por këndi i fotos që shkakton “turbullim”. /Tvklan.al