Kim-Kardashian-and-Kanye-West-with-Daughter-North-WestKim Kardashian dhe Kanye West janë kritikuar nga fansat për faktin se gjatë kohës që udhëtonin nëpër botë e lanë vajzën e tyre të vogël North në shtëpi.

Pas muajit të mjaltit në Cork dhe Pragë, çifti udhëtoi drejtë Cannës, New York-ut dhe Miami.

Gjatë gjithë kësaj kohe, vogëlushja North ndodhej në shtëpi me dadot e saj.

Kjo shihej në një foto të publikuar nga amerikanja TMZ.

Që nga momenti që ky imazh doli online nëpër rrjete sociale fansat kanë nisur kritika të forta kundër çiftit të famshëm.

“Kim është një mama tashmë dhe shumë mund të mendojnë se ka ndryshuar sadopak, por ajo është bërë më keq”, shkruan një përdorues në Twitter.Free North West

Një tjetër përdorues postoi edhe një fotografi me një bluzë ku shkruhej: “#Free North West”.

E. Kalaja