Pas dy vitesh mungesë, këngëtarja e njohur Selena Gomez u rikthye duke performuar në  “American Music Awards”.  Teksa kaloi përmes tapetit të kuq, ajo tërhoqi vëmendjen me veshjen e saj.

Gomez performoi këngën e saj më të fundit “Lose You to Love Me”, e cila padyshim është kthyer në hitin më të përfolur të momentit, kjo për shkak se mendohet se kënga është një dedikim për ish-të dashurin e saj, Justin Bieber.

Por duket se performanca e saj nuk është pëlqyer aspak nga fansat sepse në rrjetet sociale kanë filluar komentet, të cilat e konsiderojnë atë si të tmerrshme dhe aspak profesionale.

Shumë prej tyre mendojnë se Selena ishte tepër e ngarkuar emocionalisht dhe këtë e përcolli edhe përmes performancës së saj. /tvklan.al