Fansat e kritikojnë: E ka tepruar me fillerat në fytyrë

Victoria Beckham u shfaq në një emision televiziv  për të diskutuar sukseset e saj, si në familje ashtu edhe në karrierë. 47-vjeçarja ka qenë gjithmonë mahnitëse dhe e kuruar në detaje, por kësaj radhe diçka nuk u pëlqeu aspak shikuesve. Shumë njerëz iu drejtuan Twitter-it për të diskutuar me të tjerët se çfarë kishte ndryshuar në pamjen e stilistes. Njerëzit ishin të bindur që Victoria e ka tepruar me fillerat në fytyrë dhe buzë dhe për këtë arsye, nuk po shprehte asnjë emocion në mimikën e saj.

Disa e quajtën hipokrite që po promovonte kremin e ri për t’u dhënë ngjyrë faqeve, Cheeky Posh, duke pasur parasysh se ishte e qartë që ajo kishte përdorur më shumë se grim për t’u dukur më e re dhe e freskët.

Ndërsa disa e kritikuan ashpër pamjen e saj. Ku disa prej kritikave ishin: “Zoti im, injeksioni i buzëve të saj duket i tmerrshëm. Pseee gratë po e bëjnë këtë me veten e tyre?!””E dua Victoria Beckham, por ajo që u ka bërë buzëve të saj është e gabuar.”

Një kirurg i njohur plastik thotë se Victoria duket e mahnitshme si një 47-vjeçare, por “ajo duket se e ka tepruar me mbushës buzësh, një gabim shumë i zakonshëm”.

Ai tha se stilistja ka zgjedhur pamjen e ngrirë në pjesën e sipërme të fytyrës, që është pothuajse pa lëvizje dhe vuri në dukje se ajo “i ka bërë mollëzat të duken të plota, me gjasë, duke përdorur mbushës”.

Klan News