Fansat mërziten me versionin e ri të “Winx”



Fansat mërziten me versionin e ri të “Winx”

23:31 26/01/2021

“Winx Club”, seriali i animuar me një grup zanash të racave dhe karaktereve të ndryshme që shpëtojnë botën tani është kthyer në një serial me njerëz të “Netflix”.

Krijuar në vitin 2004 nga animatori italian Iginio Straffi, “Winx Club” ishte një serial shumë vite para, si nga larmishmëria e personazheve, vajza të reja me prejardhje të ndryshme secila e veçantë në stilin e saj. Me publikimin e trailer të serialit të gjithë fansat janë zhgënjyer.
Menjëherë pas premierës të disa ditëve më parë fansat e zhgënjyer vazhdojnë të shtohen çdo ditë.

“Ishte shumë e çuditshme të shihja programin e preferuar të adoleshencës të transformuar në një serial të errët dhe më të maturuar,” është shprehur një prej fansave.

“Winx Club” bënte përjashtim nga gjithë serialet, sepse ishte një nga më të veçantët për kohën ku kishte një harmoni dhe diversitet kulturash. Personazhet si Bloom, Tekna, Aisha, Musa, Flora dhe Stela, vajzat që studionin në shkollën e magjisë, ishin me origjina të ndryshme.

Flora, një vajzë latine, Aisha një vajzë me ngjyrë, Musa kineze, por në serialin e “Netflix” nuk përputhen karakteret e versionit origjinal.

Musa, në versionin origjinal është zana e muzikës, interpretuar nga Elisha Applebaum. Pavarësisht llojit të serialit që i përmbahet trilimit dhe është frymëzuar nga versioni origjinal, një pjesë e vendeve dhe njerëzve dalin totalisht ndryshe në përshtatjen e “Netflix”, ku Musa është “një zanë mendje” që ndjen emocionet e njerëzve.

Flora, zana e natyrës, një personazh i frymëzuar nga Jennifer Lopez është fshirë fare dhe zëvendësuar nga Terra, interpretuar nga Eliot Salt, që nuk ngjason me vajzën latine të serialit origjinal.

Versioni i “Netflix” është cilësuar si një hap pas për këtë serial pasi nuk është zgjedhur ana argëtuese, femërore origjinale e kartonave, por ana e errët që nuk është pritur aspak mirë nga fansat besnikë. /tvklan.al







Të ngjashme