Pritja e gjatë për adhuruesit të zjarrtë të serialit të famshëm “La Casa de Papel” ka marrë fund pasi platforma “Netflix” ka lançuar volumin e parë të sezonit të pestë. 5 episode i kanë paraprirë volumit të dytë të këtij sezoni, i cili do të jetë edhe i fundit për serialin që u shndërrua në fenomen. Volumi i dytë do të publikohet më 3 Dhjetor.
Seriali ka shkaktuar emocione të forta te ndjekësit, po aq sa edhe pyetje, dilema e enigma. Ditën e sotme, aktorët kanë zhvilluar një raund pyetjesh në llogarinë zyrtare të serialit në Instagram dhe dhanë përgjigjet e tyre për disa nga teoritë që qarkullojnë, skenat më të bukura, pjesët e vështira, ku ndodhen disa nga personazhet. Megjithatë, disa gjëra nuk do të jenë ende të qarta deri në sezonin tjetër.
“Cila teori e fansave të ka pëlqyer më shumë?”
Pedro Alonso (Berlin): Sot dëgjova teorinë që ne jemi të gjithë të vdekur përveç Tokios e cila rrëfen historinë…dhe deri te fëmijët e Alicia Sierras e Nairobit kur të rriten. Mendova se kjo ishte shumë e bukur.
“A po ia rrëfen Tokio historitë e vjedhjeve të burgosurve të tjerë?”
Ursula Corbero (Tokio): E kam dëgjuar shpesh këtë teori…Më vjen keq, por jo. Nuk po i them të gjitha ato kujtime nga burgu.
“Tatiana është Alicia Sierra?”
Najwa Nimri (Alicia Sierra): Për të gjithë ata që mendojnë se unë dhe Tatiana jemi i njëjti person…Mendoj sepse Tatiana është më e re dhe unë më e vjetër. Epo, nuk jemi i njëjti person…do të kuptoni gjithçka në sezonin e fundit në Dhjetor.
“A do të jetë ky një fund i lumtur apo i trishtë?”
Belen Cuesta (Manila): Varet për kë. Mendoj se në çdo fund të lumtur ka gjithmonë pak trishtim.
Darko Peric (Helsinki): Varet…Por unë besoj në fundet e lumtura kështu që…ky është një fund i lumtur.
“E more mbrapsht Sofinë?”
Luka Peros (Marseja): Fatkeqësisht jo, nuk e kam parë më miken time që nga pjesa e tretë. Duhet të pyesni policinë. Më vjen keq.
“Përshkruaj sezonin e pestë me një fjalë”.
Itziar Ituno (Lisbona): Luftë.
Alvaro Morte (Profesori): BOOM.
“Një frazë që do të të pëlqente t’ia thoje personazhit tënd”.
Esther Acebo (Stokholm): Faleminderit Stokholm që je treguar kaq trime, që guxove të ndryshoje rregullat dhe të ndërmerrje rreziqe. Vazhdo kështu, mendoj se të shkon shumë.
Patrick Criado (Rafael): Çfarë do t’i thooja Rafaelit? Mos lër ambicien të mjegullojë gjykimin tënd.
“Momenti i preferuar i LCDP?”
Enrique Arco (Artur): Skena ikonike me Denver kur unë dhe ai e sulmojmë njëri-tjetrin me gërshërët pa majë. Thuajse nuk mundëm ta filmonim…po qeshnim kaq shumë, ishte kaq absurde. Të punosh me Jaime Lorentelo është gjithmonë kënaqësi. Deri më tani është skena ime e preferuar.
“A është ky një fund?”
Darko Peric (Helsinki): Do ta shihni…Por këtë herë, është fundi.
Hovik Keuchkerian (Bogota): Nga çfarë kuptoj unë, po, është fundi. Nuk është kurrë 100% por 99.9%, është fundi i La Casa de Papel.
“Çfarë do të mbash mend më shumë?”
Najwa Nimri (Alicia Sierra): Ajo çfarë do të mbaj mend më shumë, është marrëdhënia ime me Alvaro Morte, kemi ndërtuar një miqësi të përjetshme.
Pedro Alonso (Berlin): Nëse ky është fundi, nuk mund ta harroj Bella Ciao.
“Ku është Cincinnati?” Cincinatti është djali i Arturo dhe Stokholm, që po rritet nga ajo dhe Denver.
Esther Acebo (Stokholm): Po e mendoja edhe unë, por Cincinatti është në duar të sigurta. Shpresoj vetëm ta marrim sa më shpejt, kështu që të shohim cfarë do të ndodhë.
“Cila ishte skena më e vështirë për t’u xhiruar?”
Luka Peros (Marseja): Skena ku shpëtoj Antonanzas në pishinë, pjesa e katërt. Bënte shumë ftohtë në Madrid, uji ishte më i ftohtë se ajri, frynte erë. Ishte një natë shumë e vështirë xhirimesh.
“Cila është përfshirja e djalit të Berlinit në vjedhje?”
Patrick Criado (Rafael): Është më mirë ta shihni dhe të zbuloni kush është vërtetë djali i Berlinit.
“A do të ketë dramë?”
Ursula Corbero (Tokio): Do të ketë gjallëri. Por mund të them se do të ketë edhe më shumë dramë./tvklan.al