Ndjekësit komentojnë ndryshimin drastik në pamjen e artistes

Muajt ​​e fundit, “mbretëresha e popit” Madonna është bërë temë diskutimi sa i përket pamjes së saj. E njëjta gjë ndodhi edhe në ndarjen e çmimeve Grammy 2023 kur këngëtarja 64-vjeçare doli në skenë

.

Ajo habiti publikun e pamjen e saj pa rrudha, ndërsa prezantoi Sam Smith dhe Kim Petras teksa po përgatiteshin të këndonin këngën e tyre të suksesshme, “Unholy”.

 “Nëse nuk do të njoftonin se kjo ishte Madonna, nuk do ta kisha idenë se kush po performonte në Grammy”, ka shkruar një komentues në rrjetet sociale.

“Madona duhet të ndalojë me operacionet plastike dhe të  pranojë procesin e plakjes”, ka komentuar një tjetër ndjekës.

Më herët media rozë “Page Six” e cila i është referuar kirurgëve plastike shkruante se artistja ka bërë ndërhyrje në hundë dhe ka kryer mjaft injeksioneve të tjera. Më herët artistja njoftoi turneun e saj të ardhshëm “The Celebration Tour” për të përkujtuar 40 vitet e saj të punës në industrinë e muzikës.

Klan News