Ian Griffiths, themelues i grupit paranormal “Ecja me Shpirtin”, pretendon se ka parë një imazh të një vajze të re nga pasqyra që ka blerë në një dyqan me sende antike.

Për të provuar teorinë e tij, Ian regjistroi një video ku shihet duke u përpjekur të komunikojë me shpirtin përmes një pajisje elektronike të zërit (EVP), sipas Daily Star.

Në videon e filmuar në një ambient të zi, Ian kap një zhurmë të pashpjegueshme në sfond. Ian e interpreton këtë zhurmë me fjalët “më ndihmo”.

Ai i tha për median “Staffordshire Live”: Unë bleva një pasqyrë që ndodhej në një dyqan në Hinckley. I kam filmuar pamjet dhe këto janë fotografi të fëmijës që shfaqet në pasqyrë. Unë jetoj vetëm dhe asnjë fëmijë nuk ka qenë në shtëpi. E kam marrë nga një dyqan me sende antike në Hinckley disa muaj më parë. Fëmija quhet Alison Marie. Ajo më ka treguar emrin dhe ka kërkuar ndihmë. Vajza është rreth nëntë vjeç, por ka shpirtra të këqij që pretendojnë se janë fëmijë ose shtiren si të mirë. /tvklan.al