Policia e Shtetit ka mundur të zbulojë një rast të trafikut të farave të kanabisit nga Spanja drejt Shqipërisë, me anë të postës.

Në datën 14 Maj, në Doganën e Tiranës ka mbërritur nga Spanja një pako që për policinë u cilësua e dyshimtë dhe në këto kushte është bërë këqyrja e pakos, ku në brendësi të saj janë gjetur 11 mijë fara kanabis.

Pjesa më e madhe e tyre ishte për kultivim në ambiente të mbyllura me llampa dhe një pjesë tjetër ishte për t’u kultivuar në natyrë.

Pakoja kishte si destinacion qytetin e Vlorës. Dërgesa e saj u bë në mbikëqyrje të policisë dhe pas dorëzimit të saj u bë arrestimi në flagrancë i 30-vjeçarit Olsi Çaushi, banues në Vlorë.

Gazetare: Aida Topalli

Klan Plus