Amenhotep sundoi Egjiptin për rreth 21 vjet

Pas 3500 vjetësh është bërë e mundur të rindërtohet pamja e faraonit egjiptian Amenhotep I (1525-1504 p.e.s.), falë njohurive të teknologjive moderne dhe teknikave të lashta të mumifikimit. Studiuesit e Universitetit të Kajros mundën të hiqnin fashat nga Amenhotep I, por vetëm virtualisht. Për të shmangur dëmtimin e pakthyeshëm të mumies, studiuesit kryen një tomografi të kompjuterizuar në 3D, e cila i lejoi të shihnin në detaje se çfarë fshihnin fashat.

Identikiti i faraonit- “Amenhotep I ishte rreth 35 vjeç kur vdiq”, thotë radiologu dhe koordinatori i studimit Sahar Saleem në një intervistë për “The Guardian”.

Ai ishte rreth 169 cm i gjatë, i rrethprerë dhe kishte dhëmbë jashtëzakonisht të mirë për atë kohë”. Skanimi zbuloi gjithashtu se truri i faraonit është ende i paprekur, ndryshe nga ai i sundimtarëve të tjerë egjiptianë, si Ramses II ose Tutankhamun.

Këto gjymtime ishin rezultat i kalimit të grabitësve të varreve në kërkim të thesareve në shekullin e 11-të para Krishtit. Trupi i Amenhotep I u zbulua në 1881, por varri origjinal nuk u gjet kurrë.

Klan News