Shalqiri është i njohur për vlerat e tij ushqyese, por ajo që shumë pak njerëz dinë është se farat e shalqirit janë gjithashtu shumë të rëndësishme dhe me shumë vlera shëndetësore.

Farat kanë shumë pak kalori dhe janë të pasura me shumë mikronutrientë si bakër, kalium, magnez, hekur, folate dhe zink. Të gjitha këto janë të rëndësishme për trupin. Farat e shalqirit gjithashtu rritin imunitetin tuaj. Për shkak të pranisë së magnezit, ato mund t’iu ndihmojnë të menaxhoni hipertensionin dhe presionin e gjakut.

Besohet gjithashtu se farat mund t’i bëjnë kockat tuaja më të forta, për shkak të pranisë së bakrit, manganit dhe kaliumit. Mikronutrientët mund të rritin metabolizmin tuaj. Gjithashtu ato janë të pasura me aminoacide, proteina dhe komplekse të vitaminës B.

Gjithashtu konsumi i farave mund të ndihmojë në kujdesin për lëkurën dhe flokët. Ndërsa proteinat dhe hekuri janë të njohura për të përmirësuar strukturën dhe cilësinë e flokëve, antioksidantët e pranishëm në farë mund të ndihmojnë lëkurën të mbetet e freskët. Në fakt, vaji i farës së shalqirit konsiderohet të jetë një nga përbërësit kryesorë të produkteve kozmetike, për shkak të faktit se mund të trajtojë aknet dhe të ngadalësojë plakjen e hershme.

Ato janë jashtëzakonisht ushqyese, kështu që mund t’i përdorni në sallata ose mund t’i konsumoni në formë pluhuri./tvklan.al