Policia ka arrestuar 3 persona, dy prej të cilëve ishin shpallur në kërkim. Shërbimet e stacionit të Policisë Farkë, në kuadër të operacionit të koduar “Lundra”, bënë të mundur kapjen e dy personave në kërkim: Armando Danga, shpallur në kërkim për veprën penale të “Mashtrimit” dhe Ilir Hysenagolli, shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për përfitim”, për të cilin gjykata ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg.” Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arben Pasha, për veprën penale”Përkrahje e autorit të krimit “, pasi ky shtetas është kapur në flagrancë dhe qarkullonte me automjetin e tij shtetasin Ilir Hysenagolli (person në kërkim )./tvklan.al