Urdhri i Farmacisitit: Komiteti Teknik ka thënë se nuk janë kategori prioritare

Pavarësisht se farmacistët janë pjesë e shërbimit shëndetësor dhe një hallkë e rëndësishme e shërbimit të drejtëpërdrejtë ndaj qytetarëve, ende në Tiranë nuk ka nisur vaksinimi i tyre, por edhe në rrethe shifrat janë të papërfillshme. Kjo dhe për faktin se komiteti teknik nuk i ka klasifikuar si kategori prioritare në vaksinim.

“Në Tiranë nuk ka nisur fare procesi i vaksinimit dhe nuk kemi as ndonjë informacion se kur mund të nisë. Në disa rajone ka përfunduar, në disa rajone ka filluar dhe është në hapat e parë. Po t’i llogarisësh është vetëm 10 përqind e farmacistëve të Shqipërisë që janë vaksinuar”, u shpreh Dana Toma, presidente e Urdhrit të Farmacistëve.

Urdhri i Farmacistit e ngre si shqetësim mosvaksinimin e farmacistëve në një kohë që në vendet e tjera ky shërbim po përfshihen edhe në procesin e vaksinimiti të popullatës.

“Kemi vende si Angli, Irlandë, Amerikë, Kanada të cilët farmacistin e shohin si punonjësin e shëndetit që kontribon drejtëpërdrejtë në procesin e vaksinimit pasi grupe të caktuara popullate, orientohen për t’u vaksinuar në farmaci. Shikoni çfarë papërputhshmërie me politikat ndërkombëtare ka procesi i vaksinimit në Shqipëri ”, tha Toma.

Sipas një pyetësori të zhvilluar nga urdhri i këtij profesioni ka rezultuar se mbi 60% e farmacistëve e kanë kalur Covid-19, dhe këtë gjë e kanë vërtetuar nëpërmjetë analizave serologjike.

Klan News