Zakonisht përballjet e para regjisorët e rinj më publikun e madh, për nga mosha, i zgjedhin nga dramaturgjia e huaj, kryesisht vepra të vëna më herët në skenat teatrore dhe që një pjesë e suksesit vjen nga vete teksti dramaturgjik. Rasti i Ledian Gjeçit është ndryshe.

Publikut do ti prezantohet me dramën shqipe “Farsa e Kurorës”. Përballjen e parë, pasi më herët është sprovuar edhe si regjisor i shfaqjeve për fëmijë edhe si autor i dramës shqipe, do ta ketë në gjininë e komedisë shkruar nga Arben Iliazi.

Nga sonte në mbrëmje në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, “Farsa e Kurorës” është tabloja e një Shqipërie shpresë-vrarë, thellësisht individuale, e frikësuar për të ardhmen dhe më idenë e emigrimit.

Tv Klan