Fasonët, “Call Center” dhe ndërtuesit nën monitorim

Fasonët, “Call Center” dhe ndërtuesit nën monitorim

15:50 18/10/2019

Tatimet: Afro 6 mijë kompani nuk deklarojnë më shumë se 10 të punësuar

Janë afro 6 mijë biznese në fushën e call center, fasonerisë dhe ndërtimit, të cilët do të jenë në fokus të monitorimeve të adminsitratës tatimore dhe inspektoriatit të punës për të kontrolluar numrin e të punësuarve të deklaruar.

Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj tha se një pjesë e tyre deklarojnë 0 punonjës, e një pjesë tjetër jo më shumë se 10 të punësuar.

 “Tatimet do të nisin kontrollet edhe nëse punonjësve u deklarohet paga reale. Këtë herë do të ndjekin një strategji tjetër.  Do të komunikojmë me të punësuarit”.

Delina Ibrahimaj paralajmëroi edhe miratimin bashkë me paketën fiskale në fund të vitit të amendimeve në ligjin e procedurave tatimore, i cili përshkallëzon gjobat për bizneset që nuk lëshojnë kupon dhe heq kompetencat e gjykatës për të zhbllokuar aktivitetin.

Aktiviteti zhbllokohet kur paguhet gjoba

Tatimet pranojnë problemet me vjeljen e detyrimeve të prapambetura të biznesit, çka ka bërë që borxhi që sipërmarrësit kanë ndaj administratës të kërcëjë mbi 1 miliard dollarë. Në pjesën më të madhe të bizneseve janë bllokuar llogaritë dhe është vendosur sekuestrimi i aseteve, ndërsa në disa të tjerë që vazhdojnë aktivitetin është konfiskuar 50% e xhiros ditore.

Tv Klan




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi