Rënia e monedhës europiane në 121.9 Lekë deri më sot ka shkaktuar humbje të konsiderueshme për sektorin që punon me materiale porositëse.

Dhoma Kombëtare e Veshjeve dhe Shoqata e Fasonistëve kanë organizuar një mbledhje të jashtëzakonshme ku kërkojnë marrjen e masave nga qeveria dhe banka qëndrore për stabilizimin e kursit të këmbimit dhe kompensimin e humbjeve, të cilat sipas llogarive të tyre, vetëm për vitin e shkuar arrijnë në 105 milionë Euro.

Nëse qeveria nuk do të marrë masa në uljen e taksave për këtë sektor dhe kursi do të vazhdojë të mbetet në këto nivele, përgjigjia e tyre do të jetë grevë, ulje e pagave dhe shkurtim masiv i vendeve të punës.

Për ta, forcimi i papritur i Lekut dhe rënia e Euros është artificiale, ndaj nuk kanë përse ta mbajnë peshën e kësaj humbjeje.

Shumë biznese gjenden në mes të kontratave të cilat janë 3 deri në 5-vjeçare dhe po shohin humbje në bilancet e tyre.

Tv Klan