Përbërësit:

1 kilogramë fasule

2 qepë të vogla

2 karota

majdanoz

3 gjethe selino

200 gramë salcë domatesh

1 filxhan kafeje vaj ulliri

4 thelbinj hudhra të grira

kripë

piper

dafinë

Përgatitja:

Në mënyrë që fasulet të jenë sa më zbutura, vendosini ato në një enë me ujë dhe lërini për 24 orë. Më pas i ziejmë në ujë më kripë për rreth 40 minuta, i kullojmë dhe i lemë mënjanë.

Presim hollë qepën, karotat dhe selinonë. Hedhim pak vaji ulliri në një tigan dhe i skuqim. Shtojmë hudhrën, salcën e domateve, majdanozin, kripën dhe piperin. Shtojmë fasulet dhe e lemë masën në zjarr për rreth 5 minuta.

Masës i hedhim 3 gota ujë dhe më pas e vendosim në një tepsi dhe e pjekim në furrë, të cilën duhet të jetë e ngrohur më parë.

/tvklan.al