Kur vjen puna për tradita të çuditshme, padyshim që India qëndron në krye të listës. I tillë është edhe rasti i këtyre burrave, besimtarë të devotshëm të cilët u shtrinë përtokë në mënyrë që t’u kalonin sipër një tufë me lopë.

Duke qenë se lopa shihet si kafshë e shenjtë në këtë vend, ata besojnë se ato do t’u sjellin fat të mirë. Imazhet u kapën në Ujjain, në shtetin indian të Madhya Pradesh. Në to mund të shihet një turmë e madhe njerëzish rreth e rrotull burrave të shtrirë përtokë, të cilët presin që lopët t’u kalojnë përsipër. Ky ritual shënon ditën e Ekadashi, një ditë pas festivalit hindu të Diwali.

Për këtë ceremoni, lopëve u vendosen zbukurime, ndërsa nuk janë të paktë ata burra që përfundojnë të plagosur. Por besimi që ata kanë është se mund të shërohen. Besohet gjithashtu se ky ritual i sjell pasuri e begati pjesëmarrësve dhe familjarëve të tyre. Një lopë në Indi, zakonisht peshon rreth 137 kilogramë.

/tvklan.al