Fati i dy shqiptarëve pas lirimit nga burgu

Posta

Fati i dy shqiptarëve pas lirimit nga burgu

14:26 17/10/2019

Eraldo Saraseli dhe Klaudio Ago dënohen me 2 vite e 8 muaj burg

Dy shqiptarë, të cilët shpërndanin sasi të madhe kokaine dhe kanabisi në Brighton, u dënuan nga një gjykatë në Britaninë e Madhe.

Eraldo Saraseli, 20 vjeç dhe Klaudio Ago, 27 vjeç do të deportohen në Shqipëri pasi të përfundojnë dënimin e tyre.

Sipas autoriteteve britanike ata kishin arritur të shpërndanin në rrugët e Brighton një sasi kokaine dhe kanabisi që kapte vlerën e 23 mijë paundëve. Policia kishte vënë re lëvizjet e tyre dhe kishte filluar të dyshonte se ata ishin shpërndarës droge.

Më 28 Prill të këtij viti, ata ishin parë të hynin në një apartament afër New Steine. Oficerët bastisën menjëherë vendit, ku u gjet një sasi e konsiderueshme droge dhe parash, por dy shqiptarët arritën të largoheshin.

Ditën tjetër policia shkoi sërish në atë zonë dhe panë që Saraseli po merrte drogë dhe e arrestuan. Përmes tij arritën të arrestonin edhe Agon. Ata u akuzuan për posedim dhe shpërndarje të kokainës dhe kanabisit.

Ndërsa Saraseli u akuzua edhe për mbajtjen e dokumenteve të rreme të identitetit. Saraseli dhe Ago u dënuan me 2 vjet dhe 8 muaj burg secili.

Inspektori Nick Dias tha: “Kjo ishte një punë e shkëlqyer nga ekipi jonë i parandalimit dhe hetimit për të kapur një sasi të konsiderueshme droge në rrugë dhe për të kapur ata që e shpërndanin atë në qytet”./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi