Shqipëria eliminohet nga Europiani, pas një paraqitje për tu vlerësuar. Barazimi 3 – 3, i Portugalisë me Hungarinë largoi nga grupi i të tretave më të mira Kombëtaren.

Shqipërisë i shërbente vetëm një rezultat, fitorja e përfaqësueses hungareze, që kaloi disa herë në avantazh.

Portugalia edhe pse ka 3 pikë aq sa Shqipëria, u ndihmua nga golavarazhi. Debutimi i Kuqezinjve në fazën finale të një turneu madhor nuk mund të quhet një zhgënjim, pasi e mbyllën me 3 pikë në grup, duke lënë pas Rumaninë. Shqipëria pati një paraqitje më të mirë se skuadra si Ukraina, Rusia apo Çekia. /tvklan.al