Disa persona, pjesa më e madhe shqiptarë, janë dënuar pasi u kapën në një fabrikë kanabisi të vendosur në një bodrum në Bradford. Për këtë ngjarje policia arrestoi pesë persona pas operacionit që zhvilloi në një qendër tregtare të braktisur më 27 Shkurt të këtij viti. Prokurori i kësaj çështje Andrew Stranex tha se ka gjetur një fabrikë të rëndësishme për rritjen e kanabisit me 150 rrënjë të rritura. Për çështjen u shpallën fajtorë 5 persona, shqiptarët Nik S., 34 vjeç; Adriatik V., 29 vjeç Petro Th., 25 vjeç si dhe Kostadin E., 25 vjeç e Marios P., 28 vjeç.

Prokurori tha se 28-vjeçari Marios P. kishte një furgon Mercedes ku kishte shkuar në Bradford për të marrë kanabisin. Po ashtu iu gjet një sasi e vogël kokaine. Të gjithë personat kishin para dhe karta identiteti me vete. Sipas prokurorit ata nuk ishin “ngujuar” në ndërtesë pasi kishin dalë për të blerë ushqime. Asnjë prej tyre nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë. Sipas autoriteteve ky operacion do të nxirrte sasi të konsiderueshme kanabisi dhe çdo i arrestuar e ka ditur rolin e vet.

Nik S. tha se kishte qenë aty për 4 javë për të ujitur dhe kujdesur për rrënjët. Ai u dënua me 11 muaj burg. Adriatik V. tha se kishte qenë kopshtar aty prej rreth 2 muajsh. Ai u dënua gjithashtu me 11 muaj burg. Kostandin E. tha se shërbeu si kopshtar për rreth 1 javë. Ai u dënua me 9 muaj burg. Të 3 shqiptarët kishin të paligjshëm në Britani. Ndërkohë nga ana tjetër Petro Th. dhe Marios P. luajtën role më të kufizuara. Ata qëndronin në mënyrë të ligjshme në Britani. 25-vjeçari Petro Th. ka deklaruar se ka punuar në këtë adresë vetëm për një ditë. 28-vjeçari Marios P. tha se kishte qenë për të korrur kanabisin. Ata u dënuan me 6 muaj burg dhe do të punojnë 60 orë punë në komunitet./tvklan.al