Kim Kardashian ka pasur disa dështime në jetën personale, derisa u takua me Kanye West dhe krijuan një familje të lumtur.

Në vitin 2011, Kim ishte e martuar me basketbollistin Kris Humphries, në një ceremoni që kushtoi 11 milion dollarë.

Çifti në atë kohë kishte blerë një shtëpi në të cilën jetuan vetëm pak muaj pas martese, pasi u divorcuan.

Tashmë kjo shtëpi është nxjerrë në shtije për 5 milion dollarë.

Shtëpia ka 5 dhoma gjumi dhe 5 tualete, me një arkitekturë të frymëzuar nga Mesdheu, e madje mobilet që janë ende në të, janë të zgjedhura nga Kim. /tvklan.al