Për herë të dytë radhazi, Zvicra u shortua në një grup me Brazilin dhe Serbinë në fazën e parë të Kupës së Botës.

Kujtimet e Helvetëve kanë qenë të mira nga turneu i zhvilluar në vitin 2018 në Rusi, sidomos me kombëtaren ballkanase.

Futbollistët me origjinë shqiptare që aktivizohen te Zvicra, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri realizuan golat e fitores 2-1 ndaj Serbisë, ku sigurisht nuk mungoi as festimi me shqiponjën dykrenare.

Menjëherë pas shortit, mesfushori Xhaka reagoi në rrjetet sociale, ku la një koment. “Jo aq keq”, shkruan lojtari i Arsenalit, që duket se thumbon tifozët serb.

Ndërkaq, me krenari, shqiptarët e Zvicrës do të luajnë edhe ndaj kombëtares më të suksesshme, Brazilit, që së fundmi ka marrë edhe kryesimin e renditjes së përgjithshme të FIFA-s. Pjesë e grupit G është edhe Kameruni.

Klan News