Fati tragjik i 4-vjeçarit, humb të dy prindërit në pak kohë

Fati tragjik i 4-vjeçarit, humb të dy prindërit në pak kohë

15:01 16/11/2020

Brenda 100 ditësh një 4-vjeçar nga Teksas, ka mbetur pa prindër.

Në Qershor, babai i Raiden Gonzalez u infektua me koronavirus. Adan, 33-vjeç nga San Antonio, u shtrua menjëherë në spital ku edhe vdiq.

Pas babait, e ëma e Raiden vdiq papritmas në 5 Tetor, disa orë pasi ajo filloi të ndihej keq. Më vonë spitali kishte konfirmuar se edhe 29-vjeçarja ishte pozitive me koronavirus.

Familjarë të tjerë, mes dhimbjes së madhe të djalit katër vjeçar që humbi të dy prindërit e tij, tani po planifikojnë një ditëlindje të paharrueshme për të. Ata, po ashtu kanë krijuar një fond në GoFundMe, për ta bërë ditën e tij sa më speciale.

Që nga fillimi i pandemisë, vetëm në Teksas ka pasur më shumë se 20,000 vdekje nga Covid-19, duke lënë shumë njerëz në dhimbje për humbjen e më të dashurve të tyre./tvklan.al





Të ngjashme