Doli me biçikletë pas karantinës, përplaset për vdekje nga makina

Një shqiptar gjeti vdekjen në Staten Island të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së premtes.

Viktima është Z.Daci. Dikur mësues me profesion, 79-vjeçari, pasi kishte qëndruar për disa javë në karantinë për shkak të pandemisë, kishte nisur së fundmi të dilte me biçikletë për të vënë në lëvizje trupin.

Shqiptari u përplas nga një kamionçinë, në timonin e së cilës ndodhej 43-vjeçari Faustino Rebollar Garcia, i cili sipas policisë e drejtonte mjetin pa patentë. Ngjarja e rëndë ndodhi jo shumë larg banesës së viktimës.

Daci u dërgua në spital me dëmtime të rënda në koka dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk mundi të mbijetonte duke ndërruar jetë.

“Ai ishte idhulli im. Ishte njeri shumë i mirë dhe shumë i mbajtur. Ishte gjithmonë duke qeshur, nuk e ngrite zërin për asgjë”, tha për Daily News, një prej nipërve të 79-vjeçarit.

Shoferi i kamionçinës qëndroi në vendngjarje dhe u arrestua nga policia./tvklan.al