Supozohej të ishte një ditë e këndshme, mirëpo rezultoi tragjike për një çift që sapo ishin njohur. Sarah Jayne Thomas 28 vjeç dhe Tim Grace 31 vjeç humbën jetën në një aksident tragjik kur makina tip BMW doli nga rruga dhe u përplas me pemën në një autostradë në Britani të Madhe.

Policia tha se 31-vjeçari humbi kontrollin e mjetit, që lëvizte me më shumë se 160 km/h. Të dy ishin të divorcuar dhe prindër të dy fëmijëve secili. Sarah dhe Tim sapo ishin njohur me njëri-tjetrin dhe ditën që ndodhi aksidenti ata kishin dalë për herë të parë në një takim. Dëshmitarët i thanë policisë se e kishin parë çiftin në lokal duke porositur dy shishe verë, para se të largoheshin dhe të përfshiheshin në aksidentin tragjik.

Kurse një punonjës i lokalit u tha hetuesve se të dy dukeshin të dehur. Policia tha se automjeti tip BMW po udhëtonte me shpejtësi tepër të lartë dhe tej normave të lejuara. Nga ekspertiza mjeko-ligjore u arrit në konkluzionin se 31-vjeçari kishte nivele të larta të alkoolit në gjak.

/tvklan.al