Shtohet dhimbja për familjen Lala në Durrës. Fiqirete Lala 64 vjeç ka ndërruar jetë një ditë më parë, fill pas ceremonisë mortore për 8 anëtarët e familjes Lala. E ndjera pësoi infarkt gjatë drekës pas varrimit.

Ajo nuk mundi të përballonte dot dhimbjen për humbjen e të afërmve të saj. Ndarja nga jeta e Fiqirete Lalës e çon në 9 numrin e të vdekurve nga familja Lala.

Të shtunën u mbajtën homazhet për 8 anëtarët që humbën jetën nga tërmeti, pasi vila e tyre në zonën e ish-kënetës u shemb duke i zënë poshtë. Sadete Lala, Ilir Lala, Griselda Lala, Marjeta Lala, Emilio Lala, Amelia Lala dhe binjakët Dionis e Dionisa Lala u përcollën dje për në banesën e fundit.

I vetmi që mundi të dilte gjallë nga gërmadhat e shtëpisë së rrënuar, ishte 17-vjeçari Ramë Lala. /tvklan.al