Fatkeqësitë e Dritës: Nëna ishte e paralizuar, e hanin mizat. Kunatën e zuri korrenti



Fatkeqësitë e Dritës: Nëna ishte e paralizuar, e hanin mizat. Kunatën e zuri korrenti

13:27 30/11/2020

Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë Drita Saliaj nga Mallakastra, e cila jeton në Sarandë prej 12 vitesh.

Drita prej 12 vitesh është ndarë nga bashkëshorti. Divorci ka ardhur pasi sipas zonjës mosmarrëveshjet e shpeshta midis kunatës dhe vjehrrës çuan në debate të shumta me bashkëshortin.

Nga martesa erdhën në jetë dy fëmijë. Drita rriti vajzën ndërsa ish-bashkëshorti mbajti djalin. Ajo ka treguar se u martua me një burrë invalid dhe të sëmurë me epilepsi, e kjo për shkak se në atë kohë mosha 27 vjeç konsideroheshe si një moshë e madhe. Gruaja tregon se nuk u martua më përpara sepse i duhej të kujdesej për nënën e saj të paralizuar.

Drita: U martova me lajmësi, burri ishte invalid dhe bëra dy fëmijë.

Mirela Milori: Ti ishte nga Mallakastra, po bashkëshorti nga ishte?

Drita: Nga Borshi.

Mirela Milori: Pse me lajmësi?

Drita: Unë mbaja mamanë, ishte e sëmurë, u paralizua dhe unë u martova 27 vjeç.

Mirela Milori: Dhe quhej si moshë pak e shtyrë?

Drita: Po isha e madhe dhe e mora burrin të sëmurë, ishte invalid dhe kishte epilepesi.

Mirela Milori: Mamaja jote vuante nga reumatizma.

Drita: Unë i shërbeja natë ditë, rrija pa gjumë, u katandisa 30 kg njeri.

Mirela Milori: Motra, vëllezër ke?

Drita: Kam, po vëllai i madh u divorcua, u zu më gruan, u operua nga gjokset dhe vdiq. Vëllait tjetër i zuri korrenti gruan.

Mirela Milori: Uuu me fatkeqësira të mëdha.

Drita: I çoi fëmijët të dy në jetimore, pastaj u ndava unë. Motra tjetër është operuar nga gjoksi. Yzmetin nënës ia bëja vetëm unë dhe vëllai që i zuri korrenti gruan. Në shkonim në kooperativë se nuk kishte atëhere që t’i linim një shoqërues, kur vinim ne e hanin mizat. Ishim të presekutuar, nuk na jepnte njeri punë, kishim gjyshin në burg.

Mirela Milori: Megjithatë bëhet një martesë, burri ishte invalid dhe shkove në Borsh, si nisi jeta me ta?

Drita: Në fillim ishte mirë pastaj filluan zënkat, kishte motrat, kishte njerëz. Me burrin isha mirë, por hynë ata dhe nisën sherret.

Mirela Milori: Po pse?

Drita: Për llafe koti.

Mirela Milori: Problematika nuse-vjehrrë?

Drita: Po, kurse me burrin nuk kisha probleme. /tvklan.al







Të ngjashme