Policia e Shtetit ka dhënë informacion për vetëvrasjen e Fatmir Kolecaj, autori i ekzekutimit të dyfishtë Esmaralda dhe Vledison Filopatit.

Sipas policisë, 47-vjeçari ishte  futur nëpërmjet pyllit në banesën e tij në fshatin Zejmen të Lezhës.

Forcat Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës kanë krijuar perimetrin e jashtëm të rrethimit të banesës dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej.

Fatmir Kolecaj refuzoi që të dorëzohej dhe hapi zjarr në mënyrë të befasishme mbi forcat e policisë, duke plagosur në këmbë një punonjës i FNSH-së, i cili për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në ndihmë të FNSH-së dhe policisë lokale shkuan forcat speciale RENEA ku kanë krijuar një rrethim të dytë dhe i kanë bërë thirrje autorit të hidhte armën dhe të dorëzohej.

Në kushtet e rrethimit të plotë, 47-vjeçari Kolecaj vrau veten me armë zjarri. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. /tvklan.al