Fatmir Konja: “Ministria e Brendshme informon të gjithë qytetarët që iu janë prodhuar letërnjoftimet elektronike se emrat e tyre janë të publikuar ne faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme dhe koncensionari i afishon ato pranë çdo zyre aplikimi. Çdo qytetar mund të kontrollojë emrin e tij nëse i është prodhuar karta e identitetit në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme. Për çdo paqartësi apo ankesë qytetarët të konsultohen në numrin e telefonit falas 0800 2121, i cili publikohet çdo ditë në shtypin e shkruar.”/tvklan.al