Fatmir Mediu konferencë për rezultatin e referendumit (24 Nëntor 1998)

Fatmir Mediu konferencë për rezultatin e referendumit (24 Nëntor 1998)

11:31 24/11/1998

Kreret e Partisë Republikane kanë folur në një konferencë për shtyp pas mbylljes së votimit të Kushtetutës ku dhe kanë deklaruar se në këtë referendum ka fituar populli dhe se Partia Republikane ka dhënë kontributin e saj në hartimin dhe miratimin e draftit të Kushtetutës.

Fatmir Mediu shtoi se Partia Republikane dënon çdo tendencë të Alencës për Shtetin për t’a kthyer votimin në një sukses të tyre politik. Ai tha se trajtimi i procesit të Kushtetutës në mënyrë “bajate” siç kanë bërë drejtuesit e Parlamentit, jo vetëm që nuk hap rrugë për bashkëpunim të forcave politike në adoptimin konkret të saj, por shton më tej hendekun dhe tensionin politik.

Ndërsa në lidhje me bojkotin e Partisë Demokratike, Mediu tha se u përdor për të propaganduar një mbështetje politike pasi po të ishte kundër draftit të Kushtetutës, PD-ja do t’i bënte thirrje elektoratit të tij për të votuar kundër./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT