Në konferencën e fundit për shtyp për vitin 2004 Partia Republikane akuzoi Partinë Socialiste se po sabaton garantimin e zgjedhjeve të lira 2005 duke kundërshtuar draftin e hartuar nga komisioni parlamentar për ndarjen e zonave zgjedhore.

Fatmir Mediu: “Partia Socialiste pa të drejtë duke manipuluar në kundërshtim me ligjin siguron 5 zona mazhoritare, duke vendosur kështu në kushte manipulimi të hapur të gjithë procesin zgjedhor. Është tashmë e dukshme se një pjesë e opozitës shqiptare që deklarohet se nuk ka asnjë pretendim për ndarjen e zonave është në pazar me Partinë Socialiste për t’i garantuar asaj mundësinë e fitores dhe bashkëpunimin në zgjedhje me Partinë Socialiste në dëm të interesave të shqiptarëve.”

Fatmir Mediu deklaroi se ndryshimi i zonave elektorale ishte kërkesë e Bashkimit Evropian për t’i përshtatur ato me kriteret ndërkombëatre brenda vitit 2004. /tvklan.al