Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu konferencë shtypi për takimin Majko-Berisha. Ky takim për republikanët ka filluar të interpretohet si dhuratë për Krishtlindjen. Sipas republikanëve duket se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë arritur kompromisin.

Dialogu është pozitiv por monopolitizimi i tij do të krijojë probleme sidomos për të ardhmen e Opozitës Shqiptare, shprehet Mediu. Dialogu sipas tyre duhet të ekzistojë midis të gjitha forcave politike jo vetëm mes PS-PD. Gjithashtu për Partinë Republikane është edhe unifikimi i qëndrimit për Kosovën./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti