Republikanët i rikthehen idesë së tyre të hedhur kohë më parë për krijimin e një Prokurorie Anti-mafia. Sipas tyre një insitucion i tillë nuk mund të organizohet pa një kompromis mes Pozitës dhe Opozitës. Kryetari i partisë, Mediu e cilësoi absurde idenë e varësisë së kësaj prokurorie nga Prokuroria e Përgjithshme. Ndërkohë sipas kreut republikan, ky organizëm që të japë rezultat, duhet të mandatohet nga Parlamenti. Më pas ai tha se pas bisedave që ka bërë me përfaqësues të Organizmave Kombëtarë në Shqipëri, financimi i një ndërmarrjeje të tillë do të jetë prezent në rast se do të paraqitet një projkt dinjitoz.

Pamje Fatmir Mediu konferencë shtypi./tvklan.al