Republikanët kanë vërerejtje për pasqyrimin e fushatës së referendumit në media. Sipas tyre kjo fushatë duhet të përcaktohet nga Komisioni Qëndror i Votimeve dhe jo nga Komisioni Parlamentar. Ata propozuan që kohës së vënë në dispozicion për aleancën për shtetin, ti hiqet koha e emisionit special të transmetuar mbrëmë gjatë së cilit për mëse një orë Gjinushi dhe pushtetarë të tjerë bënë fushatë elektorale pro Kushtetutës. Krerët Republikanë kërkuan përcaktimin e saktë me anë të rregullores në komisionin përkatës të KQV-së për mënyrën e propagandës në Televizionin Shqiptar.

Pamje Partia Republikane kryetari Fatmir Mediu me gazetarët./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti