Fatmira Breçani është një këngëtare e njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo popullore folklorike. Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan ku prezantoi edhe projektin e saj më të ri muzikor, “Çik Tropoje”.

Gjithashtu në studio këngëtarja foli edhe për fëmijërinë e saj dhe u shpreh se vjen nga një familje e madhe me 12 fëmijë. Ajo tregoi se familja e saj e do muzikën, por ndryshe nga pjesa tjetër, Breçani mori një jehonë më të madhe.

Fatmira Breçani: Fëmijëria ime ka qenë, e kam thënë dhe herë të tjera që rrjedh nga një familje me shumë fëmijë. Unë rrjedh nga një familje e madhe, jemi 12 fëmijë. Kemi qenë me halle sikur gjithë të tjerët, por të lumtur. Pastaj avash-avash duke kënduar me shkollën, mora jehonë më shumë. Kam kënduar qysh e vogël.

Rudina Magjistari: Zërin nga kush e ke trashëguar?

Fatmira Breçani: Me thënë të drejtën krejt familja ime e do muzikën. E ka dashur edhe nëna ime dhe babai im, dritë paçin se nuk jetojnë. Por pak më shumë kam dalë unë e avancuar se të tjerët. Ata e kanë dashur muzikën dhe këndonin në sebepe që bëheshin nëpër shtëpi. Këndonin me çifteli, nëna ime këndonte me një tepsi, tepsia që bëhet byreku, edhe sot e kësaj dite e sjellin në Tropojë dhe kendojmë. Kur martohen vajzat unë e këndoj, se e kërkojnë. Është diçka interesnate dhe diçka e veçantë që tjetërkush nuk e ka, vetëm krahina jonë./tvklan.al